Një operacion antidrogë për ekzekutimin e 24 urdhërarresteve është ndërmarrë nga policia e Tiranës e cila ka sekuestruar mbi 1.2 kg kokainë.
Bëhet fjalë për një grup kriminal që merrej me shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve të forta narkotike.
Gjykata ka caktuar ‘Arrest me burg’ për 19 persona.
Vocaj: Hetimi i zhvilluar për 3 muaj duke aplikuar metodat speciale u bë dokumentimi i provave ligjore, për veprimtarinë kriminale të disa personave që shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë hetimit, u siguruan prova ligjore për veprimtarinë kriminale të 24 shtetasve.
U organizua dhe finalizua faza e dytë e megaoperacionit “Tempulli”, ku u ekzekutuan masat e arrestit për 19 persona, ndërsa vijon puna për kapjen e 5 personave të tjerë.
Pamjet e arrestimeve:
Mes të arrestuarve është Armando Xheladini, alias Jetnor Cenallari, alias, Armando Tarushllari i arrestuar në maj të këtij viti për vrasje me dashje e ndodhur në Greqi.
Janë sekuestruar qindra doza me kanabis e droga të tjera, operacioni u kodua “Tempulli 3”