“Ols Dado ka qenë shok klase me Argitën”, replika mes Abilekajt dhe Valterit: Edhe ti ke qenë me PD-në dhe tani je me PS-në

17 Shkurt 2025, 23:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Enton Abilekaj dhe Halit Valteri

Gazetari Enton Abilekaj dhe Halit Valteri, anëtar i Këshillit bashkiak të Tiranës si përfaqësues i PS-së, debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” për prokurorin e posaçëm Ols Dado që ka ngritur akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ndërsa Valteri tha se Dado është shok klase me vajzën e Berishës, Abilekaj u kujtoi atij se më parë ka qenë me PD-në dhe tani është me PS-në.

Pjesë nga debati   

Valteri: Në fund fare del që shoku i klasës së vajzës së vet, Ols Dado, qenka burrë i mirë. Jo thotë këtu funksionon drejtësia.

Abilekaj: Ols Dadon, shok klase me Argitën e bënë,

Valteri: Nëse nuk e di që ka qenë shok klase me Gitën..

Abilekaj: Po ç’lidhje ka?

Valteri: Si ç’lidhje ka?

Abilekaj: Ti ke qenë një herë me PD-në, tani je me PS-në. Ç’lidhje ka?

Valteri: Po ça rëndësie ka? Jo s’kam pas parti tjetër. Po halli është këtu që nëse ti ke interesa politike, nuk mund të gjykosh kryetarin e bashkisë për korrupsion, kur ke kërkuar leje ndërtimi te bashkia, kur të është refuzuar leja.

Rakipi: S’ka lidhje, se ti e di mirë, si edhe unë. Lejen e ndërtimit e ka marrë Alb-Edil.

Valteri: S’ka rëndësi se kanë qenë pronarë toke.

Rakipi: Pronar toke mund të jesh edhe ti.

Valteri: Ka ndërhyrë për lejen e ndërtimit.

Rakipi: Këtë nuk e kemi të verifikuar. E thotë Erion Veliaj dhe ai mund të thotë shumë gjëra. Nëse ia ka bërë presion kryetarit të bashkisë, ai duhet ta denoncojë.

Abilekaj: Pse e quante më parë koleg dhe tani hetues?

 


Video