Gjendet i vdekur një person te Liqeni i Thatë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

17 Shkurt 2025, 19:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje. Arma e zjarrit, një pistoletë, është sekuestruar në vendngjarje në cilësinë e provës.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.02.2025, rreth orës 18:05, në rrugën “Peti”  dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij shtetasi I. S., rreth 60 vjeç.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.


Video