Aksidentohen dy makina në Fier, përplasin për vdekje çobanin dhe marrin para tufën e deleve

17 Shkurt 2025, 19:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të fshatit Suk në Fier.

Nga informacionet paraprake, mësohet se dy vetura janë përplasur fillimisht me njëra tjetrën. Më pas, një prej makinave ka përplasur një çoban që ishte duke kaluar rrugën duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Po ashtu, makinat kanë marrë para kopenë e deleve, duke shkaktuar kaos të madh këtë aks.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë prerja e rrugës së mjeteve nga delet, 30 prej të cilave kanë ngordhur nga përplasja.

Dy shoferët e makinave gjithashtu kanë marrë lëndime nga aksidenti, por janë jashtë rrezikut për jetën.


Video