Makina përplas për vdekje 36-vjeçarin në Thumanë

17 Shkurt 2025, 20:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një 36-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Thumanë.

Policia thotë se ai është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 32-vjeçar, i cili është shoqëruar tashmë në polici teksa pritet zbardhja e dinamikës së aksidentit.

“Më datë 17.02.2025, rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet për në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale”, njofton policia.


Video