Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, FNSH qëllon me armë në Elbasan

7 October 2022, 23:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, FNSH qëllon me armë
Ilustrim

Të tjera detaje mësohen nga operacioni i FNSH-së mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit ku u shoqëruan disa persona si dhe u sekuestrua një sasi prej rreth 1 kg heroinë.

Efektivët ngritën një pikë postoblloku në afërsi të urës së Zaranikës, teksa i bën shenjë ndalimi një mjeti.

Personi i cili udhëtonte me makinë nuk i bind urdhrit dhe tentoi të largohej. Efektivët janë detyruar të qëllojnë me armë në ajër, në mënyrë që personi të ndalonte

Pas disa minutash, policia bëri të mundur arrestimin e personit i cili kishte lëndën narkotike.


Video