Pusetat e hapura, me kapakë të thyer ose edhe pa kapakë fare, prej kohësh janë kthyer në një shqetësim të madh për qytetarët nga qytete të ndryshme të vendit.
Përveçse problem, këto puseta po kthehen edhe në rrezik për jetën e qytetarëve. Kjo pasi së fundmi në Fier, një djalë i vogël është rrëzuar në një pusetë dhe është lënduar.
Sipas qytetarëve kapaku i pusetës në qendër të qytetit është thyer prej dy ditësh dhe askush nuk ka shkuar ta rregullojë.
Në pamjet e mpublikuara nga JOQ mund të shihni se si një djalë i vogël rrëzohet te kjo pusetë dhe lëndohet.
"Ka qe dy dit qe esht thyer nje puset dhe asnje njeri nk vjen ta rregulloj dhe esht ber rrezik per te gjith kalimtaret qe kalojn aty ..po te nis vidion sesi nje djal i vogel ra dhe u be copa ndersa nje djal tjeter shpetoj ne momentin e fundit .kjo ndodhet ne qender te Fierit" shkruan qytetari.