Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kanë nisur lëvizjet e fundit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj raporton se është larguar nga detyra Spartak Zekja, drejtori i Fondit të Detyrueshëm i kujdesit shëndetësor.
Sakaq mësohet se në krye të FSDKSh (Fondi i sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor) pritet të emerohet Artur Papajani, ish drejtor i tatimeve në kohën kur PD ka qenë në pushtet.
Prezantimi i tij pritet të bëhet në orën 14:00.