Botuesi italiano-shqiptar i televizionit Report TV dhe gazetës shqiptarja, Carlo Bollino dhe deputeti demokrat, Belind Këlliçi janë paraqitur në gjykatën e Tiranës.
Mësohet se shkak i paraqitjes së tyre në gjykatën e Tiranë ka të bëj me gjyqin që kanë.
Në një deklaratë për mediat nga Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës, pas shtyrjes së seancës për shkak të ndërrimit të prokurorit të çështjes, Këlliçi tha se u qëndron deklarimeve të tij.
Deputeti e argumenton me faktin se kemi të bëjmë me një aferë korrupsioni të grabitjes së trullit në mes të kryeqytetit, e cila ishte planifikuar për ndërtimin e një shkolle por që iu dha një hajduti si Carlo Bolino nga qeveria dhe Ministria e Financave që dikur drejtohej nga Anila Denaj.