Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka pritur sot në një takim kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani.
Ky është dhe takimi i parë i Lamallarit si ministër i Drejtësisë.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Lamallari shprehet se ka diskutuar me Dumanin mbi prioritetet e tij në këtë detyrë në kuadër të negociatave me BE-në.
“Ndava me të prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian. Shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane.
Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe vijimi i mbështetjes për Reformën në Drejtësi mbeten prioritet absolut i qeverisë shqiptare!”, shkruan Lamallari.
View this post on Instagram
Të shtunën e datës 20 shtator, Ulsi Manja i dorëzoi zyrtarisht detyrën ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari. Një ditë më herët, më 19 shtator ai kishte bërë betimin në Presidencë së bashku me 15 anëtarët e tjerë të rinj të kabinetit qeveritar.