Nis protesta e 32-të në kryeqytet

1 Korrik 2026, 19:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis protesta e 32-të në kryeqytet

Ka nisur si çdo ditë protesta e 32-të në kryeqytet në të cilën vijon të mbetet si kërkesë kryesore dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit janë grumbulluar fillimisht në Sheshin “Skënderbej” për t’iu drejtuar më pas godinës së qeverisë ku mbahen fjalimet.

Një muaj më parë, një incident në Zvërnec u kthye në shkëndijën që ndezi atë që organizatorët e quajtën asokohe “Revolucioni Flamingo”.

Në ditën e 31-të të protestave të pandërprera, lëvizja mbylli muajin e saj të parë me një përplasje përpara Kuvendit, ku përplasjet me Policinë çuan në shoqërimin në komisariat të gjashtë protestuesve.

 


Video