Ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), gjykimi në themel i dosjes “Metamorfoza”, pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese që i hap rrugë pranimit të mesazheve në aplikacionet e koduara si provë.
Avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka kanë kërkuar kohë, si dhe kanë kërkuar të pritet deri sa të zbardhet i plotë vendimi i Kushtetueses. Kërkesa e tyre u pranua nga trupa gjykuese.
Seanca u shty për më 21 janar, teksa pezullohen edhe afatet e paraburgimit. GJKKO pranoi edhe kërkesën e ish-komisarit Ardit Hasabegaj, që kërkoi kohë për t’u njohur me aktet.
Biznesmeni Pëlllub Gjoka po mbrohet nga avokatët Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari.
Prokurori Altin Dumani, kërkoi vijimin e shqyrtimit gjyqësor dhe viktimat e veprës penale të quhen të njoftuar, pasi gjykata ka ezauruar rrugën ligjore.
Avokati i ish-shefit të policisë Adrit Hasanbegaj kërkoi shtyrje të seancës për shkaqe proceduriale, për të pasur kontakt me klientin dhe një mbrojtje efektive.
Në fund të diskutimeve, seanca e ardhshme u la më 21 Janar, kurse të pandehurve përfundimisht u pezullohen afatet e paraburgimit, për të shmangur edhe ngatërresat proceduriale apo djegien e këtyre afateve.