Publikohet FOTOJA e të FORTIT të klanit Farruku që u dorëzua në polici, doli në PËRGJIMET e dosjes “Çyrbja”!

7 January 2025, 13:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Publikohet FOTOJA e të FORTIT të klanit Farruku që u dorëzua
Kreshnik Farruku (Budlla)/ Jurgis Çyrbja

Detaje nga vetëdorëzimi në policinë e Durrësit të Kreshnik Farruku/ Budlla.

Pas dorëzimit policia e ka vendosur nën masë arresti për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë.

Kreshnik Farruku (Budlla) është një emër i njohur në botën e krimit.

Publikohet FOTOJA e të FORTIT të klanit Farruku që u dorëzua
Kreshnik Farruku (Budlla)

Ai është arrestuar në Spanjë në maj të vitit 2019, pasi kërkohej nga autoritetet spanjolle dhe italiane për trafik kokaine.

Në vitin 2015 Kreshnik Farrukut iu bë një atentat në Shqipëri.

Ai ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur u qëllua me armë në zonën e “Don Boskos”, ndërsa u plagos një kalimtare. Pista asokohe lidhej me prishjen e pazareve të drogës në Itali, Spanjë dhe Holandë.


Disa vite më parë, Gjykata e Durrësit vendosi sekuestro preventive për pasuri të cilat arrijnë shifrën totale rreth 1 milion euro në pronësi të tij.

Emri i tij doli së fundmi edhe në përgjimet e Sky Ecc në dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja.

Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc doli se ish-deputeti i jepte informacione sekret të kërkuarit Kreshnik Budllas.

Çyrbja e informonte që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga punonjësit e Shërbimit Informativ.


Video