Ngjarja në Astir/ Çfarë thanë shoqet e 21-vjeçares në Polici, djemve u shtohet një tjetër akuzë

11 Janar 2025, 15:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
21 vjeçarja dhe i dashuri i saj

Shoqet e 21-vjeçares që u kyç brenda në apartament të enjten (9 janar) në Astir kanë dhënë sërish dëshmi përpara Policisë së Tiranës.

Ato kanë pranuar sërish se kanë shkuar me dëshirë në apartament, pasi i ka thirrur shoqja e tyre për të kaluar mirë me 5 djemtë si dhe të përdornin doza kokaine.

Në këto kushte ndaj 5 të rinjve që tashmë të shpallur në kërkim nga blutë, u është shtuar edhe akuza e shitjes dhe prodhimit të narkotikëve.

Ndër të tjera, ata akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje si dhe për mbylljen në banesë të 21-vjeçares.

Video