"Nëse jam në burg, jam prej djalit", Erzen Breçani nga burgu: E kam këshilluar që…

23 Nëntor 2023, 12:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erzen Breçani/ Eralbi Breçani

Në burg jam prej djalit”, ka deklaruar ish-nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani në sallën e gjyqit.

Ai deklaroi se e ka këshilluar të birin, Eralbin, të mos merret me gjëra të paligjshme, duke shtuar se nuk është në dijeni se me çfarë ai merret konkretisht.

Ish-zytari i policisë theksoi se i ka shërbyer vendit duke vendosur jetën e tij në rrezik dhe ka zhvilluar aksione ku janë arrestuar njerëz të botës së krimit.

Jam në burg prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk kam prova me çfarë merret im bir dhe nuk di konkretisht çfarë ka bërë.

Vetë i kam shërbyer këtij vendi duke vënë edhe jetën në rrezik. Kam zhvilluar aksione dhe kam arrestuar njerëz të botës së krimit”, ka deklaruar ai para togave të zeza.

Kujtojmë se SPAK e akuzon Breçanin për pastrim parash, ndërsa djalin e tij, i cili është shpallur në kërkim për trafik droge.


Video