Gjyqtarja në konflikt interesi, SPAK kërkon përjashtimin e Ilrjana Olldashit nga shqyrtimi i ankimit të Malltezit

23 Nëntor 2023, 11:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jamarbër Malltezi dhe Ilirjana Olldashi

Prokuroria e Posaçme kërkon përjashtimin e gjyqtares në konflikt interesi, Ilirjana Olldashi, nga shqyrtimi i ankimit të Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros që i janë vënë 25 pasurive të tij.

Kërkesa e SPAK është marrë në shqyrtim nga gjyqtarja Miliana Muca dhe pritet të dilet me një vendim. Po ashtu, SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Olldashit për të nxjerrë nga burgu Malltezin.

Pak ditë më parë, u zbuliua nga media se gjyqtarja Olldashi në vitin 2015 ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani me një çmim shumë më të lirë se tregu, 65 mijë euro, përllogaritur 712 euro m2.

Apartamenti ku ajo jeton është ndërtuar pikërisht nga kompania Homeplan që është në qendër të procesit dhe atje është aksioner Jamarbër Malltezi, person nën hetim për korruptiv pasiv dhe pastrim parash që ndodhej në burg, dhe që, me vendimin e beftë gjyqtarja e liroi.

 


Video