Në burg për shitblerje vote, KQZ i jep mandatin Fredi Belerit

25 May 2023, 12:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në burg për shitblerje vote, KQZ i jep mandatin Fredi Belerit
Foto montazh (Fredi Beleri, Ilirjan Celibashi)

KQZ dha vendimin sot për rezultatin e zgjedhjeve për 12 këshilla bashkiak dhe 12 mandate për kryetar bashkie.

Mes tyre përfshihet edhe mandati i Himarës që e ka fituar kandidati i ‘BF’, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për shitblerje votash.

KQZ vendosi që të miratojë rezultatin për bashkinë Himarë, ku Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë se kandidati i PS, Jorgo Goro.

 


Video