Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Aldrin Dalipi: Politikanin ekselent i dialogut të qëndrueshëm, paqes, forcimit të demokracisë

31 October 2025, 17:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Aldrin Dalipi: Politikanin ekselent i dialogut
Fatos Nano

Kryetari i Qarkut të Tiranës ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano.

Dalipi, i cili ka mbajtur më herët postin e drejtorit të komunikimit në qeverinë e Nanos, përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet, teksa ka vlerësuar figurën e Nanos si një politikan me vizion europeist dhe euroatlantik.

Mesazhi i Dalipit:

Shqipëria,Kosova, rajoni dhe me tej do e kujtojnë Fatos Nanon si politikanin ekselent të dialogut të qëndrueshëm, paqes, forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe reformave të gjithanshme shtetformuese!

Liderin e vendosur dhe mbeshtetës i aspiratave për liri, dinjitet dhe prosperitet të shqiptarisë duke udhëhequr me vizionin e tij europeist dhe euroatlantik!

Të prehesh në paqe pranë zotit

Faleminderit për gjithçka


Video