Mungon marrëveshja e ekstradimit, lirohet shqiptari më i kërkuar i Europolit

21 February 2022, 10:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mungon marrëveshja e ekstradimit, lirohet shqiptari më i kërkuar
U arrestua në Shkodër, lirohet shqiptari më i kërkuar i Europolit

Edinjo Pulti i arrestuar mbrëmë gjatë një superaksioni për llogari të drejtësisë së Luksemburgut është lënë i lirë për shkak se nuk ka ende një marrëveshje ekstradimi.

Ai u arrestua më 19 shkurt 2022 brenda një lokali nate. Policia prej kohësh ishte vënë në gjurmimin e tij, ku një ditë më parë është kryer dhe arrestimi. I shumëkërkuari akuzohet nga autoritetet e Luksemburgut për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve

Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit. Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021.

 


Video