Dalin llogaritë bankare sekrete në Zvicër, ka edhe nga Shqipëria

20 February 2022, 21:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin llogaritë bankare sekrete në Zvicër, ka edhe nga
Foto e The Guardian

Tabloidi britanik “The Guardian” ka publikuar një artikull të bujshëm, ku thuhet se disponon të dhënat e llogarive bankare të më shumë se 30 mijë klientëve të një prej bankave më të rëndësishme në Zvicër, Credit Suisse.

Mes 30 mijë klientëve janë edhe emra të trafikantëve, kontrabandistëve, kriminelëve dhe politikanëve të korruptuar nga e gjithë bota. Totali i parave që disponojnë këta 30 mijë persona është rreth 80 miliardë euro.

Të dhënat e këtyre personave ende nuk janë publikuar, por sipas “The Guardian”, në listë ka një miliarder që ka urdhëruar vrasjen e të dashurës së tij, një drejtor burse në Hong Kong që është në burg për ryshfet, një trafikant të qenieve njerëzore në Filipine, si dhe politikanë të korruptuar.

Një llogari në pronësi të Vatikanit në të dhënat u përdor për të shpenzuar 350 milion € (290 milion £) në një investim të dyshuar mashtrues në një pronë në Londrës.

Nuk mungojnë edhe llogaritë nga Shqipëria. Nëse sheh me vëmendje hartën që ka publikuar ‘The Guardian’ vihet re se edhe vendi ynë është shënjuar me rreth.

Dalin llogaritë bankare sekrete në Zvicër, ka edhe nga
Harta

Kjo do të thotë se në këtë bankë ka edhe llogari të personave nga Shqipëria. Mediat e huaja që kanë raportuar lajmin nuk i kanë nxjerrë ende të gjithë emrat për të parë se cilët janë shqiptarët që kanë fshehur para në këtë bankë.

Nxjerrja e këtyre të dhënave është konsideruar si një nga dështimet më të mëdha të Credit Suisse, pavarësisht nga premtimet e përsëritura të saj gjatë dekadave për të larguar klientët e dyshimtë dhe fondet e paligjshme.

‘The Guardian’ thotë se banka zvicerane, në mënyrë të përsëritur hapte ose mbante llogari bankare për një grup klientësh me rrezik të lartë në të gjithë botën.


Video