Bie nga ballkoni, humb jetën ish-diplomatja italiane në Shqipëri

20 February 2022, 19:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bie nga ballkoni, humb jetën ish-diplomatja italiane në Shqipëri
Fracesca Tardioli

Ambasadorja italiane në Australi, Francesca Tardioli u gjet e vdekur në Foligno, në veri të Romës, ku ajo ishte kthye për pushime.

Ambasadorja italiane në Australi ka gjetur vdekjen pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni në qytetin e saj të lindjes.

Vdekja e saj është duke u hetuar nga autoritetet lokale, raportojnë mediat italiane.

Ambasadorja e Australisë në Itali, Margaret Twomey, reagoi përmes një postimi në rrjete sociale, në lidhje me lajmin e rëndë.

“Lajm tronditës për ndarjen nga jeta të ambasadores Francesca Tardioli. Mike e dashur. Kolege brilante. Diplomate shumë e respektuar”, shkroi ajo në Twitter.

Ajo e përshkroi zonjën Tardioli si një nga dhuratat më të mëdha të Italisë për Australinë.

Tardioli mbante postin e ambasadores italiane në Australi që nga viti 2019.

Ajo ka punuar më parë në ambasadat dhe konsullatat italiane në Shqipëri, Arabinë Saudite dhe Libi, në NATO dhe Ministrinë e Jashtme italiane.


Video