Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës ka vendosur të informojë tifozët e Feyenoord për rregullat në Shqipëri para finales së Ligës së Konferencës që do të luhet të mërkurën në "Air Albania".
Theksin kryesor e vë tek lëndët narkotike, ku ndryshe nga Holanda tek ne nuk ështe e lejueshmetë konsumosh apo ta mbash me vete. Ministria e Jashtme holandeze i këshillon tifozët që të mos mbajnë me vete apo të konsumojnë drogë, pasi në Shqipëri dënohet me burg.
Gjithashtu ajo i sqaron dhe për sa i përket parasë, ku i bën me dije se Shqipëria nuk ka Euron por Lekun. Po ashtu, tifozët holandezë këshillohen të ruhen dhe nga grabitësit e makinave dhe hajdutët e xhepave.
“Autoritetet po bëjnë kontrolle mbi mbajtjen dhe përdorimin e drogës, dhunën dhe ndezjen e fishekzjarrëve. Këta shkelje të fundit dënohen me maksimalisht tre vite burg. Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës gjithashtu paralajmëron shtetasit holandezë se ekziston rreziku i dënimit me burg për sjellje si shqetësimi i rendit publik apo konsumimi i alkoolit në ambiente publike.
Ndonëse euro pranohet si mënyrë pagese dhe mund të këmbehet në shumë vende, Shqipëria, që nuk është një vend i Bashkimit Europian, ka paranë e saj, lekun. Rreth 120 nga këto bëjnë një euro. Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës këshillon qytetarët holandezë që të marrin para me vete në rast se bankomatet do të jenë të boshatisura. Duhet të jeni edhe të kujdesshëm për krimet në Shqipëri, sidomos vjedhjen e makinave dhe hajdutët e xhepave”, shkruhet në këshillimin që Ministria e Jashtme e Holandës