Morën peng 22-vjeçarin se u gërvishti makinën, arrestohen 2 persona në Tiranë

12 Gusht 2024, 12:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë marrë peng një 22-vjeçar. Sipas policisë shkak dyshohet se pas një konflikti të çastit për një përplasje automjetesh, kanë marrë me forcë në automjet E. G., 22 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie. Në pranga kanë rënë Ardit Cara dhe Arjan Dukaj.

‘Morën me forcë një 22-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, identifikohen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një 22-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit:

- A. C., 18 vjeç, dhe A. D., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Kanosja", "Shkatërrimi i pronës", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, pas një konflikti të çastit për një përplasje automjetesh, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin E. G., 22 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.   Materialet i kaluan Prokurorisë.- njofton policia.

Video