
Situatë mbrëmjen e kësaj të diele paraqitet tejet e rënduar në Parkun Kombëtar të Prespës, ku vatrat e zjarrit janë të shumta, një pjesë e tyre janë brenda pjesës së pyllëzuar me ah.
Nga informacionet më të fundit, mësohet se sipërfaqja e djegur i kalon 150 hektarë bimësi.
Edhe në orët e mbrëmjes forca të shumta janë në terren por situata e rënduar po vështirëson punën e tyre. Në këto kushte, specialistëve të zonave të mbrojtura shprehen se ndërhyrja nga ajri tashmë është më shumë se emergjente.
Vatrat e zjarrit janë përhapur aq shumë sa kanë dalë nga kontrolli dhe rrezikojnë të përfshijnë edhe doganën e Goricës dhe fshatin Goricë e Madhe.
“Katastrofë ekologjike” e ka cilësuar kreu i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, atë çfarë po ndodh në parkun kombëtar të Prespës, situatë e cila në këto përmasa nuk është parë herë tjetër.