Mira Murati në listën e “TIME” - Shqiptarja mes 100 personave më me ndikim për drejtimin e AI

31 August 2026, 19:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mira Murati në listën e “TIME” - Shqiptarja mes 100
Mira Murati

"Mira Murati dëshiron që ju të keni një mundësi zgjedhjeje”. Me këtë fjali, revista prestigjioze TIME nis artikullin kushtuar inxhinieres së njohur me origjinë shqiptare. Emri i saj është rreshtuar mes 100 personave që po udhëheqin revolucionin e Inteligjencës Artificiale në mbarë globin.

Murati nuk është thjesht pjesë e listës, ajo shkëlqen në kopertinën globale të TIME100 AI. Krah saj qëndrojnë titanët e teknologjisë si Sam Altman, Elon Musk, Jeff Bezos, Larry Ellison dhe Ilya Sutskever. Ky vlerësim i lartë e ruan pozicionin e saj si një prej figurave më jetëgjata dhe me peshë në këtë industri, veçanërisht pas kontributit të saj historik si drejtuese e teknologjisë në gjigantin OpenAI.

Për këtë vit, TIME e ka ndarë listën në katër shtylla kryesore: Liderë, Inovatorë, Formësues dhe Mendimtarë. Përzgjedhja shkon përtej laboratorëve të kodimit. Ajo përfshin politikëbërës, sipërmarrës, artistë dhe figura kreative, në një kohë kur Inteligjenca Artificiale po transformon ekonominë, kulturën dhe jetën e përditshme.

Sipas kryeredaktorit të TIME, Sam Jacobs, ky edicion pasqyron një industri “shpërthyese por edhe përçarëse”, ku përplasen interesat gjeopolitike dhe ekonomike. Kjo vihet re edhe nga prania e madhe e liderëve të teknologjisë nga Kina, çka dëshmon për garën e ethshme mes Uashingtonit dhe Pekinit për dominimin e epokës digjitale.


Video