A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme rreth orës 16:50, në zonën e quajtur Mbikalimi i Spitalit Memorial.
Sipas informacioneve paraprake një automjet tip 'Volswagen' dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit si dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të.
Ata janë transportuar meenjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tyre raportohet pa rrezik për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes dhe shkaqet e tij.