
Një komunikim i datës 23 maj 2021 në aplikacionin “Signal Private Messenger", Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit dhe interesohet për tenderin e Llogarasë pas anulimit të të parit. Ajo interesohet se kur do të rihapet tenderi.
“Në datën 23.05.2021 , në orën 11 :30, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: "Kur do ta hapësh llogarane se plasa". Në orën 22:52-22:56, Evis Berberi: "Kur të miratojë Reida formalin e DST të reja në përputhje me ndryshimet e vkm. Se varianti ynë ska dst tip. Stë ka thënë gjë Arla se i kam thënë që para 10 ditësh që nuk publikojmë dot gjë pa DST Por mesa di as Vkm nuk është miratuar", shkruhet në dosje.
Pesë ditë më pas Balluku i shkruan sërish Berberit këtë herë për t’i dhënë lajmin se do të emërohet në krye të Autoriutetit Rrugor Shqiptar.
“Ne datën 28.05.202 1, në orën 15:03, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: "I dashur Visi, marrëdhënia jonë ka kaluar ups and downs shumë herë, por e rëndesishme është që unë ty të konsideroj një nga personat më të afërt. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë po te jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shumë të tjerëve që ndodhen përqark nesh. Në rast se do të dështojë në këtë detyrë të re, të siguroj që do ishte një goditje e madhe për mua dhe dështimi ka te bejë me punet, deadlines dhe deri tek marredlteniet me njerezit dhe fjalet qe do qarkullojne. Dua ta marresh shumë seriozisht, dua të reflektosh dhe nga dita e hënë të jetë një stage i ri i jetës tënde profesionale. Hermetizëm, asnjë takim, asnjë premtim, të jesh prezent në çdo kantier, të mos marrësh vendime pa konsultim. Mos më zhgënje! Ta gëzosh, sapo e more emërimin". Në orën 15:03, Evis Berberi : "Faleminderit. Më ke vlerësuar gjithmonë më shumë se sa kam pasur mundësi ta kthej. Nuk do të zhgënjej, përkrundrazi.".
Në lidhje me komunikimin e mësiperm, SPAK evidenton faktin se më 31 maj 2021 Berberi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.