Merrte florinj dhe 500 euro, kush është fallxhorja e ‘famshme’ në Fushë-Krujë?

22 Qershor 2023, 16:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ne foto: Elena Muhaxhiri

Elena Muhaxhiri është dënuar edhe më herët me 17 muaj burg në vitin 2013, por kësaj here për mashtrim në Kosovë, bashkë me 3 gra të tjera, të cilat autoritetet gjyqësore atje i dënuan në total me 8 vite. Pasi mbaroi dënimin në Kosovë me 17 muaj burg Elena Muhaxhiri nisi sërish të luajë të njëjtën skemë.

Në fillim të vitit 2016, në shoqërinë e bashkëshortit dhe kunatën e këtij të fundit i morën 500 euro, varëse dhe vëthë floriri një gruaje në qytetin e Kukësit.

Pasi e mashtruan për parashikimin e fatit, në gjendje të hipnotizuar gruaja u dha lekët dhe materialet me vlerë, të cilat i morën dhe u larguan me shpejtësi. Për këtë rast, dënim mori vetëm bashkëshorti i mashtrueses.

43-vjeçarja u kërkonte para dhe sende me vlerë qytetarëve që besonin se do u fliste për të ardhmen dhe do tregonte rrugën drejt suksesit.


Video