‘Më ka marrë malli’, Stresi këngë për Brilant Martinaj në ditën e ditëlindjes (Video)

28 December 2022, 09:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Më ka marrë malli’, Stresi këngë për

Stresi ishte një nga miqtë më të ngushtë të Brilant Martinajt, i cili u vra më 17 korrik në mbikalimin e Fushë-Krujës bashkë me dy miqtë e tij, Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën.

Së fundmi, reperi  i ka kushtuar një këngë mikut të tij Brilant Martinajt në ditën e ditëlindjes, që fatkeqësisht humbi jetën në Masakrën e ‘Fushë-Krujës’.

‘Më ka marrë malli’, Stresi këngë për

Kënga me titull “Më ka marr malli Brilant Martinaj”, është  hit-i i fundit i reperit të njohur me pseudonimin ‘Stresi’.

Si ndodhi ngjarja makabre?

Mesditën e të dielës së 17 korrikut të këtij viti, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona, një skuadër e identifikuar deri më tani si me 5 anëtarë ka ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë.

Shënjestra e atentatit ishte Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj. 

Në pyetje janë marrë Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi. Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit dhe Ervis Martinajn./VoxNews


Video