Enca pozon me të dashurin dhe shfaqet si "Santa Claus" (FOTO)

27 December 2022, 19:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Enca pozon me të dashurin dhe shfaqet si "Santa Claus" (FOTO)
Enca

Enca Haxhia është një nga personazhet më të komentuar të shoëbizit shqiptar. Prej kohësh ajo është zhvendosur në Dubai, teksa gjithmonë nuk i ka ndalur postimet provokuese në rrjetet sociale, teksa i është bashkuar dhe rrjetit social +18 me pagesë "Only Fans".

Këngëtarja e ka mbajtur jetën e saj private gjithnjë larg syrit të publikut, por tashmë duket se nuk po e fsheh më romancën e saj. Pak kohë më parë, u zbulua edhe lidhja e saj me një djalosh të huaj.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto në rrjetet sociale me rastin e festave të fundvitit, ku shfaqet e veshur me rroba "Santa Claus-i", ku nuk mungon as ekspozimi i gjoksit bombastik.

"Keni harruar të ndani disa emocione Krishtlindjesh" shkruan Enca krahas fotove, duke e shoqëruar dhe me disa emoji.

Në një prej fotove, ajo është edhe me të dashurin e saj, ku ka vendosur t'i mbulojë fytyrën duke i vendosur një zemër sipër. Një tjetër detaj që vihet re është dhe ngjyra e flokëve, ku duket se i ka kthyer në të kuqë rremtë.



Video