Deklarata e radhës që vjen nga Big Brother, është me të vërtetë befasuese. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, janë të gjithë figura publike dhe normalisht, bën që çdo detaj i tyre të marrë vëmendjen e njerëzve.
Vajzat në Big Brother kanë ndarë së bashku momente që i kanë çuditur nga rrjetet sociale, ku një prej tyre është me fotot e këmbëve.
Gjatë një bisede, ishte Dea Mishel ajo që e hapi këtë temë, duke thënë fillimisht: “Mua më kanë futur në një fanpage këmbësh”…
Më pas, foli edhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni, e cila tha: “Për mua kanë fanpage për këmbët. Me cepat e këmbëve që dalin në video. Ma kanë bërë kompleks. E fshi çdo foto që më ka dalë ndonjë cep këmbe. Luten në Instagram me emër, mbiemër, për t'ju dërguara foto të këmbëve.”.
Ndërsa Kejvina e quajti me ironi "trafik këmbësh". Teksa, Zhaklina i pyeti nëse fotot e këmbëve i hedhin në "Only Fans", vajza e mohuan diçka të tillë, duke thënë se i hedhin në Instagram.