5 vjet pas tragjedisë, Ariana Grande vijon t’i dërgojë ende dhurata spitaleve të fëmijëve në Mançester

28 December 2022, 00:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
5 vjet pas tragjedisë, Ariana Grande vijon t’i dërgojë ende
Ariana Grande

Ariana Grande vijon traditën e saj të të dërguarit të dhuratave fëmijëve që kalojnë sezonin festiv në spitalet e Mançesterit.

29-vjeçarja është e lidhur me Spitalin Mbretëror të Fëmijëve pasi ndihmoi shumë prej viktimave që u  lënduan pasi një kamikaz hodhi veten në erë në koncertin e këngëtares në vitin 2017.

Gjesti bujar i Ariana u konfirmua nga stafi i rrjeteve sociale të spitalit, i cili ndau një foto të pirgut të dhuratave poshtë pemës. “Faleminderit Ariana! Jemi shumë të lumtur të marrim dhurata Krishtlindjesh nga Ariana Grande për pacientët e vegjël në spitalet tona në Mançester”, shkruhet në postimin e tyre në Twitter.

Shpërthimi në Mançester u planifikua nga Salman Abedi dhe vëllai i tij, i cili është dënuar me 55 vite burg. Dy javë pas tragjedisë, Ariana u kthye në  Mançester për të vizituar të mbijetuarit në spital dhe u takua me disa prej familjarëve që humbën të dashurit e tyre.

Më pas ajo mbajti një koncert bamirësie, “One Love” në nder të viktimave ku yje të tjerë performuan së bashku me të.


Video