Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia greke ka arrestuar një 44-vjeçar shqiptar, pasi ka vrarë një qen endacak. Ngjarja ka ndodhur në zonën Gerakarou të bashkisë Lagada.
Mediat greke raportojnë se shqiptari e ka goditur qenin me një levë hekuri derisa e ka ngordhur. Para policisë ai ka pretenduar se e ka vrarë qenin pasi i kishte ngrënë një pulë.
Ndaj emigrantit shqiptar, është ngritur një padi për vrasje të kafshëve, ndërsa mësohet se në ditët në vijim Prokuroria do të nxjerrë verdiktin përfundimtar për të.