EMRI+VIDEO/ Arrestohet një nga të shpallurit në kërkim të "Plumbit të Artë"

19 August 2022, 11:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI+VIDEO/ Arrestohet një nga të shpallurit në kërkim
Arrestimi i Agim Gjinit

Ka shkuar në 19 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", pas dëshmive të dy të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha.

Policia ka arrestuar 49-vjeçarin e shpallur në kërkim Agim Gjini, banues në Durrës. GJKKO i ka caktuar Gjinit masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Mbeten edhe 13 të tjerë për t'u arrestuar nëse ndonjëri prej tyre nuk është vrarë ende.

Operacioni i koduar “Golden bullet” u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe nisi menjëherë pas arrestimit të të shumëkërkuarit, shtetasit Nuredin Dumani, i cili u arrestua si rezultat i operacionit policor të koduar “Arratia”, operacion i cili u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

13 personat e tjerë që janë ende në arrati:

Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Eljo (Ervis) Bitri
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)


Video