"Do përfundojnë poshtë gomave të makinës", nisin hetimet për nënkomisaren Kostani pas ofendimeve dhe kërcënimeve

19 August 2022, 10:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Do përfundojnë poshtë gomave të makinës",
Nënkomisarja e Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetim të thelluar administrativ për Nënkomisaren e Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani, pas ofendimeve dhe kërcënimeve që lëshoi ditën e djeshme ndaj gazetarëve përmes postimeve dhe komenteve në rrjetet sociale.

Gjithashtu AMP thotë për ABC se Anisa Kostani ka qenë gjithashtu nën hetim për daljet e saj publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen  e publikut në intervistat e saj me gjarprin e famshëm, që e mban në qafë.

Nënkomisarja Kostani e cila është bërë e njohur për publikun për bashkëjetesën me gjarpërinjtë, u kthyer ditën e djeshme në qendër të vëmendjes, për shkak të një reagimi në rrjetet sociale, ku ofendonte gazetarët, duke i quajtër të degjeneruar apo se e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”. Sipas saj, zero vrasje ka vetëm në parajsë dhe iu kërkonte qytetarëve të Elbasanit të kulturoheshin.

Ajo nuk u ndal me kaq, por edhe nëpër komente vazhdoi me ofendime dhe kërcënime ndaj gazetarëve me shprehjet: “Do përfundojnë poshtë gomave të makinës” apo “Të na hanë … se kemi të shijshëm”.

Reagimi i saj aerdhi pas vrasjes së 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku në qendër të Elbasanit, ku policia identifikoi autorin 18-vjeçar Horgito Peqini, por nuk ka arritur ta kapë ende.

Efektivja Kostani numëron rreth 13 mijë ndjekës në rrjetet sociale dhe nuk nguron të pozojë shpesh herë foto "hot" duke ekspozuar format e saj dhe duke reklamuar jetën e saj luksoze.



Video