
Kujtim Çaushi 62 vjecari i cili u arrestua pasdites e së enjtes në kuadër të operacionit “Arsenali” gjatë të cilit u sekuestrua një arsenal armësh, automjete, motorra dhe një makinë e blinduar, është daja i Elton Deliut i cili u ekzekutua bashkë me nënen e tij Flutura Deliu më 27 dhjetor 2008 ne banesën e tyre prapa presidencës në Tiranë.
Sipas News24, arsenali i armëve si snajperë, granata hedhës, dylbi, etj si dhe mjete te blinduara, u zbulua nga oficerët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë në një ambient të përshtatur ngjitur me banesën në pronësi të Elton Deliut por që administrohej nga daja i tij, Kujtim Çaushi, i cili përfundoi në pranga, ndërsa djali i tij Erlind Çaushi shpall në kërkim.
Ky i fundit sapo ka pikasur policinë mësohet së është larguar me urgjencë duke iu shpëtuar prangave.
Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e Kujtim Çaushit në Kodër-Mëzes, shërbimet e Policisë gjetën: 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.
Elton Deliu u ekzekutua bashkë me nënën në apartamentin e tyre në katin e gjashtë të bëj pallati mbrapa Presidencës, në rrugën “Perlat Rexhepi”.
Mendohet se fillimisht, autorët e krimit mafioz goditën me një plumb në kokë të ëmën, Flutura Deliu, 52 vjeçe, dhe më pas qëlluan me plumba 32-vjeçarin.
Pas vrasjes se tyre bashkëjetuesja e Deliut pati probleme pasurie me familjen Çaushi, përplasje e cila nuk u bë e qartë sesi përfundoi.