Qindra persona i japin lamtumirën 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në aksident bashkë me 3 miqtë e tij

18 August 2022, 23:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qindra persona i japin lamtumirën 19-vjeçarit shqiptar që vdiq
Qindra persona i japin lamtumirën 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në aksident bashkë me 3 miqtë e tij

Në Cordignano të Treviso-s u mbajt këtë të enjte ceremonia e varrimit të 19-vjeçarit shqiptar Xhuliano Këlliçi, i cili humbi tragjikisht jetën në një aksident me makinë të dielën që lamë pas. Bashkë me të humbën jetën edhe 3 miqtë e tij të ngushtë, Daniele De Re 19 vjeç, Marco Da Re 18 vjeç dhe Daniele Ortolan 19 vjeç.

Qindra persona i japin lamtumirën 19-vjeçarit shqiptar që vdiq

Në rrugën Filermo 7 në Cordignano, aty ku jetonte familja Këlliçi ndodheshin me qindra persona, brenda dhe jashtë shtëpisë. Familjarë, miq dhe banorë të zonës shkuan për t’i dhënë lamtumirën e fundit prekëse të riut shqiptar.

I gjithë komuniteti ku ndodhi ngjarja u trondit nga ky aksident i katërfishtë dhe ashtu siç prej ditësh shkonin për të bërë homazhe në vendin ku ndodhi aksidenti, të njëjtën gjë banorët bënë edhe këtë të enjte.

Qindra persona i japin lamtumirën 19-vjeçarit shqiptar që vdiq

Mediat italiane shkruajnë se momenti kur arkivoli i 19-vjeçarit mbërriti në banesë ishte tejet i dhimbshëm. Ai u vendos brenda shtëpisë për lamtumirën e fundit nga familjarët, miqtë e të afërmit.

Pas një duartrokitjeje të fundit përpara shtëpisë së tij, arkivoli u dërgua më pas në varrezat e Cordignano.

Pas varrimit të 4 të rinjve, në stadiumin De Coubertin gjatë mbrëmjes ishte parashikuar të mbahej një përkujtimore dhe lutje viktimat, por kjo u shty për një datë tjetër për shkak të motit të keq në Veneto.

Qindra persona i japin lamtumirën 19-vjeçarit shqiptar që vdiq

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 02:10 të 14 Gushtit. Makina Volkswagen Polo në të cilin udhëtonin 4 miqtë fillimisht u përplas me bordurën më pas përfundoi jashtë rruge. Më pas u përplas me një pemë që ndodhej anës rrugës duke përfunduar në një kanal. Përplasja ishte fatale për të 4 miqtë që gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.



Video