Shqiptari i vrarë në Itali ka ekzektuar tetë vite më parë një person në Shqipëri, çfarë dyshohet

19 August 2022, 08:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptari i vrarë në Itali ka ekzektuar tetë vite më
Foto ilustruese

Krimi i regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku u ekzekutua një 36-vjeçar shqiptar, dyshohet se ka ndodhur për shkaqe hasmërie. Ngjarja ndodhi në qytezën Sasso Pisano në komunën e Castelnuovo di Val di Cecina, në provincën e Pisa. 

Viktima 8 vite më parë ka qenë autor i një vrasjeje në Shqipëri ku ka kryer dhe disa vite burg. Më pas është zhvendosur në Toskana të Italisë. Policia italiane ka ngritur postoblloqe e patrulla kontrolli në rë gjithë rajonin e është në kërkim të autorëve.

Sipas dëshmive të para autorët janë larguar me një automjet me ngjyrë të errët. Ndërkohë viktima është goditur teksa ndodhej në një makinë që drejtohej nga një person tjetër.  Ky i fundit ka dalë nga makina dhe ka kërkuar ndihmë. Megjithëse i është afruar ndihma 36 vjeçari ka vdekur në vend.


Video