Zjarr në një banesë në Vlorë, digjet apartamenti në katin e tetë

18 August 2022, 23:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në një banesë në Vlorë, digjet apartamenti
Ilustrim

Një banesë në Vlorë ka marrë flakë.

Mësohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e tetë të një ndërtese në rrugën Trans Ballkanike.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga zjarri fatimirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.


Video