Janë zbardhur detaje të reja nga atentai i regjistruar mëngjesin e djeshëm tek mbikalimi i Panajasë në Vlorë, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi Geno alias Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autorët kanë qenë të maskuar me kapuç. Nga kamerat e sigurisë në hyrje të autostradës zbulohet se ata kanë qëlluar me 2 kallashnikov nga automjeti tip BMW me xhama të zinj që u gjet i djegur në Frakull të Fierit.
Policia ka marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë, gjatë gjithë lëvizjes së Lenës dhe Xhezos për të parë nëse dy të rinjtë janë ndjekur nga autorët.
Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 15 persona, por prej tyre kanë qenë një numër i vogël dëshmimtarësh okularë, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë miq dhe të afërm të viktimave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Dy janë pistat e hetimit ku po heton policia, ajo e hasmërisë, për vrasjen e biznesmenit, Arben Beqiraj nga Eduart Xhezo, i vëllai i Hakim Xhezos dhe pista e pazareve të drogës.
Dy të rinjtë, kanë qenë duke lëvizur me Benz në momentin e sulmit nga ekzekutorët të cilët kanë qenë në një BMW dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku.
Shemnja plumbash ka në pjesën e pasme, në pjesën anësore, ndërsa breshëria është përqëndruar tek xhami i përparmë i makinës që drejtohej nga Hakim Xhezo, ndërsa Shpati Lena ka qenë pasagjer. Sulmi ka zgjatur më pak se dy minuta.
Më pas ekzekutorët me makinë janë larguar me shpejtësi drejt Fierit dhe më pas makina ka marr daljen në të djathtë në Levan duke shkuar në rrugën nacionale Levan Tepelenë ku i kanë vendosur edhe flakën mjetit në zonë të braktisur
Automjeti rezulton ditë më parë i vjedhur në Durrës teksa i kishin vendosur targa Italiane për të humbur gjurmët.
Në brendësi të tij janë gjendur tre kallashnikovë të shkrumbuar nga flakët çka e bënë të vështirë identifikimin e provave që mund të çojnë drejtë arrestimit autorët.
Geno alias Shpati Lena kishte dje ditëliëndjen, ndërsa me shokun e tij Hakim Xhezo ishin nisur drejt burgut të Lushnjes kur iu bë atentat në dalje të Vlorës. Në mjet iu gjet rroba dhe ushqime, ndërsa do tia çonin Eduard Xhezoz i dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Arben Beqirajt.