Me duart në kokë dhe në lot, momenti kur djali merr vesh vdekjen e bashkëjetueses dhe të babait

12 April 2022, 19:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me duart në kokë dhe në lot, momenti kur djali merr vesh vdekjen
Fatjon Hoxha

Ky është momenti kur Fatjon Hoxha, mëson lajmin e hidhur se babai i tij 61-vjeçari Xhevahir Hoxha ka vrarë bashkëjetuesen e tij Merushe Hazizi dhe më pas është vetëvarur.

I riu vë duart në kokë dhe qan, ndërsa një familjar i qëndron afër dhe e ka kapur nga krahu.

30-vjeçarja Merushe Hazizi, nënë e 3 fëmijëve,  u vra këtë të mërkurë nga Xhevahir Hoxha, në fshatin Vidhistë të Roskovecit, pasi ai nuk ishte dakord për marrëdhënien e saj me djalin e tij.

Gruaja e Xhevahir Hoxhës tha se i shoqi dhe bashkëjetuesja e djalit kishin konflikte të vazhdueshme.

Sipas saj, 61-vjeçari deklaronte në fshat se do ta vriste nusen, por shtoi se vetë asaj nuk ia merrte mendja se ai do ta bënte këtë veprim të rëndë.

Xhevahir Hoxha jetonte me bashkëshorten e tij në fshat, ndërsa një javë më parë në banesë ishte kthyer edhe djali i tij me bashkëjetuesen, Merushe Hazizin.

Me duart në kokë dhe në lot, momenti kur djali merr vesh vdekjen
Merushe Hazizi

Djali i autorit ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij tre vite më parë, me të cilën kishte edhe një fëmijë, pikërisht për shkak të Merushes.

Lidhja intime e tyre bëri edhe Xhevahir Hoxha t’i betohej djalit të tij që nëse merrte për nuse Merushen, ai do i vriste.

Ky konflikt bëri që tre vite më parë çifti i ri të largohej nga fshati dhe të jetonin në një shtëpi me qira në Fier.


Video