Detaje/ 30 vjeçarja që u vra nga vjehrri, nënë e tre fëmijëve

12 April 2022, 13:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje/ 30 vjeçarja që u vra nga vjehrri, nënë e tre

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Vidhistë të Roskovecit, ku një 61-vjeçar vrau nusen e djalit, 30 vjeçe. Vjehrri jetonte prej disa kohësh me djalin dhe bashkëjetuesen e tij në një shtëpi.

30-vjeçarja Merushe Azizi ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha.

“Pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të mospranimit të kësaj lidhjeje nga 61-vjeçari, ka bërë që ai të qëllojë për vdekje me thikë të renë dhe më pas të vetëvaret.

Sipas dëshmive të para, në banesë kanë qenë vetëm autori dhe 30-vjeçarja.

 


Video