
Nazmi Bandulla kur kishte dalë nga shtëpia e tij për të konsumuar kafen e mëngjesit nuk e kishte menduar se ajo do të ishte e fundit. Teksa qëndronte i vetëm në lokalin pranë banesës së tij në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër, 55-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një mjet në lëvizje. Bandula ngeli i vdekur në vend, ndërsa në vendin e ngjarjes mbetëm pas vetëm njollat e gjakut.
55 vjecari Bandulla i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij dyshohet si se ishte një trafikant i vajzash me qëllim prostitucionin. Mediat shkruajnë se ai dyshohet se është përfshirë më parë në ngjaje të tjera kriminale, si vrasje.
Njoftimi i policisë:
“Në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen Partizani“, njofton policia.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.