Rishfaqet Kokëdhima: Kanabisi, bimë e bekuar nga Zoti

11 April 2022, 22:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rishfaqet Kokëdhima: Kanabisi, bimë e bekuar nga Zoti

Ish-deputeti Koço Kokëdhima ishte politikani i parë që loboi për legalizimin e kanabisit në Shqipëri që tashmë do të bëhet fakt i kryer nga kryeministri Edi Rama.

Kokëdhima e cilësoi bimën e kanabisit si të bekuar nga Zoti.

“Kanabisi është një bimë e mrekullueshme e bekuar nga Zoti që ka cilësi të jashtëzakonshme”, tha Kokëdhima në Abc.

“Argumenti për të cilin flasim nuk ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë kriminale. Kanabisi meriton pak vëmendje, nuk është bima e kanabisit kriminale”, argumentoi ai, në kuadër të asaj që mazhoranca aktuale, pjesë e së cilës ishte për një mandat, tashmë, në bazë të një pyetësori drejtuar popullit, do e legalizojë për qëllime mjekësore, pasi ka marrë “ok”.

“Më ka shqetësuar shumë kjo çështje për mënyrën sesi ne i trajtojmë problemet”, tha ai. “Dakord, mund të kemi shumë gjëra që vlejnë në një debat”.

Kokëdhima vijoi duke thënë se “për kanabisin medikal janë dy çështje: E para janë liritë dhe të drejtat e shqiptarëve që ta përdorin për nevojat e tyre shëndetësore. Kjo duhet të jetë e panegociueshme. Ata që e kanë vonuar këtë çështje duhet të kërkojnë falje atyre që kanë pasur nevojë dhe u është mohuar.

A do përfitojë Shqipëria nga ekonomia? Nuk kemi shumë alternativa për të bërë ekonomi. Nuk ka Shqipëria rrugë pa fund, kur ka shanse duhen shfrytëzuar. Nuk kemi sot asnjë ndikim nga industria farmaceutike. Nëse Shqipëria do të ishte e shpejtë. do të merrte pjesë nga ekonomia evropiane e kanabisit farmaceutik”, tha Kokëdhima.

 


Video