17 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid

11 April 2022, 18:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

17 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 545 testime, nga të cilat 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

Janë 364 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Vlora 79 vjeç.

Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,378 që nga fillimi i epidemisë.


Video