Zaimina Vasjari ka dalë në përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë.
Një aksion që kishte për synim goditjen e policëve të korruptuar, ka nxjerr në pah edhe emrin e këngëtares.
Bëhet me dije se Zaimina ka kaluar kufirin në Morinë, me fëmijët, pa prokurën e posaçme.
“Panorama Plus” kontaktoi me këngëtaren për të marrë variantin e saj të ngjarjes. Duket se me lajmet që qarkullojnë që prej ditës së djeshme, Zai nuk ka pasur mundësi të njihej, deri para komunikimit tonë me të.
“Unë kam një fëmijë tre javësh, dhe se kam lexuar fare, nuk kam kohë të merrem”, ka thënë ekskluzivisht artisja.
Megjithatë në prononcimin e saj, ajo ka mohuar lajmin se ka udhëtuar drejt Kosovës me fëmijët pa prokurë.
“Është thjesht një lajm portalesh. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët.
Kam një fëmijë tre javësh dhe po kaloj një kohë shumë të bukur. Nuk dua që emri im të lakohet nëpër portale për këtë çështje”, është shprehur këngëtarja, e cila ka mohuar kështu përfshirjen e saj në përgjimet e policëve të arrestuar.