“Kam ngatërruar person”, administratori i shkollës private u qëllua gabimisht

11 April 2022, 12:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kam ngatërruar person”, administratori i shkollës private
Në foto: Biznesmeni i një shkolle private, Lulzim Masha

Prokuroria e Tiranës kërkon lënien në burg të Skerdi Tasi, 31-vjecarit të arrestuar si autori i dyshuar i të shtënave në drejtim të makinës së Lulzim Mashës, pronarit të një shkolle private.

Dëshmia e dhënë para hetuesve, Tasi pretendon se nuk e njeh Mashën dhe gjithçka ka qenë gabimisht.

I riu pretendon se i është dukur sikur në atë makinë po udhëtonte një person tjetër me të cilin ai ka pasur konflikt më parë. Pasi ka parë që nuk ishte ai shtetas, më pas është larguar në këmbë dhe ka fshehur armën në xhup.

Autori mohoi njohjet me Lulzim Mashën, ai tha se armën e zjarrit e kishte në banesën e tij në qytetin e Levanit që prej trazirave të vitit 1997. “Në Tiranë e kam sjellë disa ditë para se të ndodhte ngjarja, e kisha fshehur në parkun e Liqenit Artificial”, është shprehur ndër të tjera Tasi

 


Video