U dhunua me leva, kancelari i Gjykatës së Elbasanit refuzon të bashkëpunojë me policinë

11 April 2022, 11:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U dhunua me leva, kancelari i Gjykatës së Elbasanit refuzon të
Ledio Sulkuqi

Ende asnjë e dhënë mbi autorët e dhunimit të kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi.

Edhe pse Policia e Elbasanit ka dyshime se sulmi ndaj zyrtarit ka ndodhur për shkak të detyrës, ai nuk ka zgjedhur të bashkëpunojë me uniformat blu.

Refuzimi nga Sulkuqi, ka shtuar dyshimet e Policisë se ai i njeh dy autorët e sulmit.

Gjithsesi policia e Elbasanit nuk përjashton pistën që kancelari të jetë qëlluar edhe për arsye personale ndaj është duke vijuar hetimet mbi ngjarjen.

Fillimisht grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndonëse ndriçimi me led në lagjen muzeale e bën të vështirë identifikimin e dy agresorëve.

Disa persona janë shoqëruar deri tani, por pasi janë pyetur mbi ngjarjen ata janë lënë të lirë.

Burime bëjnë të ditur se dy personat, kanë parkuar mjetin në hyje ë rrugës “Egnatia” dhe me shpejtësi kanë arritur te 51-vjeçari e kanë nisur ta godasin me sende të forta. Më pas, ata janë larguar në drejtim të paditur.

Në këto momente Sulkuqi është dëgjuar të rënkojë “Oh moj nëna ime”. Duke dashur t’i shpëtojë kalimtarëve pasi është banues në lagjen “Kala” i gjakosur është ngritur në këmbë dhe është fshehur në rrugicën më të afërt ku duken ende të freskëta njollat e gjakut.

Gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që ai ti drejtohet spitalit të Elbasanit për mjekim, ku raportohet se pas marrjes së ndihmës parë është jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë spitali i Elbasanit i cili ka njoftuar policinë.


Video