Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 82-vjeçar nga Lushnja është personi i vetëm që ka humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 28 qytetarë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët dy janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,341 që nga fillimi i epidemisë.