Berisha: Xhaçka ka lumturuar burrin me prona në Dhërmi. Ministrja: Jam krenare për burrin tim

11 April 2022, 18:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Xhaçka ka lumturuar burrin me prona në Dhërmi.
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit, ministren e Jashtme, Olta Xhaçka se ka përdorur postin e saj për të pasuruar bashkëshortin me prona në Dhërmi.

Menjëherë ka ardhur edhe replika e ministres duke thënë se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë nga shteti shqiptar.

"Më lejoni t'iu them diçka zonja të nderuara, vetëm njëra ka superbashkëshort, madje bashkëshort strategjik, quhet strategjik se e ka lumturuar të shoqin me prona në Dhërmi. E ka lartësuar në nivelin e investitorit strategjike", tha Berisha.

"Jam krenare për burrin tim, nuk e di sa krenare është gruaja juaj për ju. Burri im është në tokë të vet, në pronë të vet nuk ka përfituar asnjë cm katror nga shteti shqiptar. Kini respekt për veten mos gënjeni mos mashtroni, në këtë moshë për ju dhe në këtë fazë të karrierës politik", tha Xhaçka.


Video